-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Papa Françesku: Rregulli i beqarisë së klerit katolik mund të rishikohet

Kryesoret

Deklarata e Papa Françeskut ka bërë bujë gjatë bisedës së tij me gazetarët argjentinas për rregullin e beqarisë së klerit katolik.

“Nuk është dogmë, është rregull i përkohshëm dhe jo i përjetshëm, si shugurimi i njërit prej priftërinjve. Mund të rishikohet gjithashtu,” theksoi Papa.

Ai shtoi se nuk beson se një ndryshim i tillë do të shtojë numrin e shugurimeve, por është i mendimit se ndonjëherë, rregulli i beqarisë mund të çojë në dominimin e mashkullit, sepse nëse një prift nuk di të punojë me gratë, ai nuk është i pjekur, diçka i mungon.”

“Vatikani ka qenë i dominuar nga meshkujt, por është pjesë e kulturës së tij, nuk ka ndonjë fajtor specifik,” tha Papa.

Së fundi, ai theksoi se “në të ardhmen rruga përpara, për çështjen e beqarisë klerikale, mund të jetë miratimi i një “rregulli të dyfishtë”, siç është rasti në kishat lindore”, duke iu referuar beqarisë së peshkopëve dhe jeta bashkëshortore e priftërinjve laikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit