Paraditen e sotme rreth orës 09.20 në rrugën “Naci Nuci” në Tiranë një grua duke pastruar grilat e dritareve aksidentalisht ka rënë nga kati i tretë i banesës.
E plagosura është A. P. 40 vjeçe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.