Në klip u vendosën disa video të Olta Gixharit kur ajo hidhte akuza për produksionin dhe vendimet e marra nga “Vëllai i Madh.”
Klipi tregoi disa fragmente për të cilat nuk ishte folur asnjëherë më parë, ku Olta akuzon produksionin se “bashkëpunon” apo mbron Luizin, si dhe aludimet e aktores në lidhje me fitoren e çiftit Luiz-Dea në “Dancing With Big Brother.”
Në klip nuk mungoi as videoja e bërë virale së fundmi, ku Olta bisedon me Qetsorin në kuzhinë dhe në një moment i thotë se do të shkojë te dhoma e rrëfimit që “të mos i kapë kamera”. Këzo ishin vetëm disa, nga rastet kur Olta ka akuzuar produksionin dhe ka ngritur aludime për “bashkëpunim” me “Vëllain e Madh.”
Luizi ishte ndër ata banorë i cili po shpresonte për një përjashtim duke qenë se ishte një zarf i zi për rivalen e tij.
Por, vendimi i “Big Brother” në lidhje me rregullat e thyera nga Olta, la për të dëshiruar.
Në zarfin e zi, thuehej se ky është paralajmërimi i fundit për banorët në lidhje me akuzat e tyre ndaj produksionit. Duke patur parasysh dy zarfet e zinj që kanë mbërritur më herët, nga të cilët u eliminuan dy banore, “dënimi” për Oltën po cilësohet “i lehtë.”