Lokali drejt të cilit u qëllua mbrëmjen e sotme në “Don Bosko” në pronësi të Fatjon Muratit, eksponent i njohur për policinë, rezulton të jetë i sekuestruar.
Prokuroria e Tiranës kërkoi sekuestrimin e katër pasurive dhe tri bizneseve me vlerë 5 mln euro, në pronësi të Fatjon Muratit, më 14 tetor 2022.
Pasuritë e sekuestruara
– Pasuria nr. 4/40/ND+1-2, ZK. 8330, sip ndërtimi 120 m2.
– Pasuria nr. 9/73-N7, ZK 8310, rrg “Lord Bajron, njësi shërbimi (dyqan) sip 40 m2.
– Pasuria nr.215/189+3-N14, ZK 3866, rrg “Shaban Matraku”, apartament sip 90.30 m2.
– Pasuria nr.4/40/ND+1-1, Zk 8330, një ndërtesë 7+1-katëshe me sipërfaqe ndërtimi 317m2.
– Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L71814001H, hapur me datë 14.06.2017, me fushë veprimtarie, tregti me pakicë të artikujve të imët ushqimor;
– Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L81619013E, me veprimtari Bar –Kafe; dhe
– Aktiviteti tregtar rregjistruar si person fizik me objekt veprimtarie, lavazh makinash, në emer të shtetasit Y. M
Dalin pamjet e lokalit të Fation Muratit, mik i Endrit Dokles, të bërë shoshë nga plumbat
Murataj rezultonte nën hetim që prej 2018, kur ai është referuar si i dyshuar për kryerje të aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve jashtë Shqipërisë.
Masakra te “Don Bosko”/ Çfarë e lidh pronarin e lokalit me atentatin e Fushë-Krujës?