-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fati tragjik! Vogëlushes i vranë gjyshen para syve në Tiranë

Kryesoret

Masakër në Tiranë. Një grua ka ndërruar jetë dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur këtë të diel në mbrëmje në zonën e Don Boskos në kryeqytet, pas të shtënave me armë zjarri në lokalin ku ata ndodheshin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit, person me precedent të theksuar kriminal.

Banakierja e lokalit, Mimoza Paja, rreth 60 vjeç është qëlluar për vdekje, ndërsa janë plagosur Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli.

E lënduar ka mbetur dhe një 10-vjeçare, që është dëmtuar nga ciflat e xhamave pas të shtënave me armë. Ajo është mbesa e viktimës.

Ende nuk janë identifikuar autorët e këtij atentati mafioz, por paraprakisht dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë qëlluar drejt bar kafenesë dhe janë larguar me dy motorë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit