-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plani i Sunak për emigrantët, edhe fëmijët do të ndalohen dhe deportohen drejt vendit të origjinës

Kryesoret

Qeveria britanike pritet që të ndalojë dhe deportojë edhe fëmijët refugjatë sipas projekt-ligjit të ri.

Mediat britanike shkruajnë se plani i Sunak për të reduktuar kalimet me varka të vogla do të përfshijë edhe fëmijët. Madje do të lejojë dëbimin e tyre të nëse konsiderohet se është i sigurt në vendin e tyre të origjinës.

Planet e qeverisë britanike u cilësuan tronditëse nga disa deputetë, ndërkohë që tashmë po hartohen përpjekjet për të ndryshuar projektligjin për mbrojtjen e fëmijëve nga paraburgimi.

Prej ditësh bëhet thirrje nga Qeveria e Britanisë së Madhe e cila ka paralajmëruar grupet e trafikantëve që kalojnë emigrantë të paligjshëm përmes kanalit të La Manshit.

Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak dhe Suella Braverman kanë paralajmëruar se do të fusin në fuqi projektligjin e ri që synon të lërë jashtë shqyrtimit të gjitha format e kërkesave për azil që janë bërë nga ata emigrantë që futen në vend përmes gomoneve.

Gjatë muajve të fundit, Sunak ka qenë në bisedime intensive me Sektorin e Brendshëm dhe një rreth të vogël, të besuar të brendshëm të ministrave dhe këshilltarëve për të përpiluar një plan.

Në vitin 2022, më shumë se 45 000 njerëz mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me anije të vogla krahasuar me 28,000 një vit më parë. Mes tyre janë raportuar se kanë qenë 10 mijë shqiptarë.

Emigrantët shqiptarë kanë qenë kryefjala e mediave britanike muajt e fundit dhe sekretarja e Brendshme Suella Braverman është treguar mjaft e ashpër me ta.

Referuar numrit të burrave shqiptarë që kanë zbarkuar në brigjet britanike, rreth 10 mijë, Sekretarja e Brendshme britanike është shprehur se vendi po pushtohet prej tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit