-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkarkimi Gary Lineker, “stuhi” reagimesh për BBC

Kryesoret

BBC-ja u detyrua të heqë pjesën më të madhe të programeve të saj sportive gjatë fundjavës, ndërsa përpiqej të shtunën të përmbante krizën në përshkallëzim për shkak të pezullimit të drejtuesit të emisionit sportiv Gary Lineker, për komentet e tij kritike ndaj qeverisë britanike për politikën e re të emigracionit.

Ndërsa një numër gjithnjë e në rritje sportistësh dhe prezantuesish dolën në mbështetje të zotit Lineker dhe refuzuan të shfaqen në transmetimet e BBC-së.

Ish-ylli i futbollit u pezullua nga drejtimi i emisionit popullor “Ndeshja e Ditës”, për shkak të një postimi në Twitter që krahasonte gjuhën e përdorur nga ligjvënësit për emigrantët me gjuhën e përdorur gjatë Gjermanisë naziste.

Kryeministri britanik Rishi Sunak tha të shtunën se përplasja mes BBC-së dhe prezantuesit sportiv Gary Lineker për kritikat e tij ndaj politikave të qeverisë në një mesazh në Twitter ishte një çështje për BBC-në dhe jo për qeverinë.

Shoqata tha se kjo ishte një zgjidhje e logjikshme për të shmangur mundësinë që lojtarët të përballen me pasoja për shkak të shkeljes së angazhimeve të tyre për transmetimet.

Qeveria konservatore e quajti krahasimin e Lineker me nazistët ofendues dhe të papranueshëm dhe disa ligjvënës bënë thirrje për shkarkimin e tij.

Lineker nuk ka komentuar ende publikisht dhe të shtunën shkoi në shtëpinë e tij në vendlindjen Leicester, për të ndjekur ndeshjen Leicester City-Chelsea. Ai u prit me brohoritje nga kalimtarët ndërsa mbërrinte në qytet.

Paashmëria e BBC-së është vendosur rishtazi në epiqendër të vëmendjes për shkak të zbulimeve se drejtuesi i saj, Richard Sharp, një donator i Partisë Konservatore, ndihmoi për miratimin e një kredie për ish-Kryeministrin Boris Johnson në vitin 2021, disa javë përpara se zoti Sharp të emërohej drejtues i BBC-së me rekomandimin e qeverisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit