Kjo është java e fundit e “Big Brother VIP Kosova” që mbyll edicionin e parë të tij. Si suprizë për finalistët, tre ish-konkurrentë Edoni, Himena dhe Atdheu hynë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e famshme në Kosovë ku do të qëndrojnë një natë.
Xhuli ndërkohë ka bërë një rrëfim prekës nga jeta personale, në një bisedë me Edonin të cilit i ka treguar për një ish-të dashur, që kishte përdorur dhunë fizike ndaj saj.
“A e mban mend kur të kam thënë se kam qenë shumë e dashuruar një kohë kur i kam pasur 26, 27 vjet. Me një djali që e njihte Stresi, ish-të dashurin tim. Vendosa që pas një viti që udhëtonim nonstop vendosëm të bashkëjetonim, a po vjen ti në Finlandë ose unë në Londër.
Unë vendosa që të shkoj në Londër se në Finlandë është më vështirë të gjesh punë në gjuhën angleze. Kur vendosa të shkoj në Londër e shita makinën, motorin, shtëpinë e vura me qira, ia fillova prej zeros. ”, tregoi ajo.
Më tej rrëfeu problemet duke thënë se nuk dëshironte ta ndante këtë moment, por që ndoshta do t’i ndihmojë grave të tjera.
“Më pas filluan problemet unë nuk i kam vënë re duke kaluar, por kur bashkëjeton i vëren problemet çfarë ka. E njeh mirë. Ia nisa me pas frikë, kur kishim debate kisha frikë se ishte i dhunshëm.
Ke një moment që e gjeta veten në një dhomë sa i bëra 28 vjet, ia nisi prej debatit shumë të vogël ishte e hënë atë ditë kurrë nuk e harroj për një gjë shumë të vogël. Për dy vjet lidhje u bëra një Xhul krejt tjetër. ”, rrëfeu mes tjerash ajo.