-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nga Belshi: Të rikthehemi në rrugën që ecin vendet fqinj

Kryesoret

Ish-kryeminsitri, Sali Berisha ditën e sotme ka prezantuar kandidatin e tij për Belshin, Bedri Qypi.

Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se duhet ndryshim për t’u rikthehyer në rrugën që duhet si vend normal, si fqinjët tanë.

“Të rikthehemi në rrugën që ecin vendet fqinj. Maqedonia jep subvencion për çdo fermer, 230 euro. Kosova në rastin e luftës dha 400 euro për hektarë gruri. S’do mend ajo. Taksat mblidhen për të shpërblyer qytetarë me rroga, për tu garantuar shërbimin, për të mbështetur ekonominë e tyre për të nxitur zhvillimin.

Ku shkojnë sot taksat, ku shkojnë? Ju dëgjoni shpesh se korrupsion kishte dhe korrupsion ka. Ka pasur korrupsion dhe askush në botë korrupsionin gjer tash nuk e ka zeruar, por çdo qeveri e cila përpiqet të mbrojë interesat e qytetarëve dhe të zbatojë ligjin, luftën kundër korrupsionit e ka përparësi absolute.

Tani dua të bëjmë bashkë një hesap, llogari. Në vitet 2005-2013, çdo vit të ardhurat që mblidheshin me taksa po thuajse 2 herë më të ulëta se këto që janë sot, plus borxhi që mirrej u përdor për të dyfishuar rrogat, pensionet, për subvencione në bujqësi, u përdorën për të pothuaj trefishuar rrënjët e ullinjve në këtë vend, u përdorën për të ndërtuar në Dumre dhe mbarë Shqipërinë 11 mijë km rrugë.

U përdor për të ndërtuar mbi 700 sisteme kanalizime dhe ujësjellësash në fshatrat e vendit, për ta sjellë Shqipërinë në moshën dixhitale, që fëmijë tanë të shkojnë në shkollë të kenë kompjuter, kabinet informatike, që kompjuteri të mos jetë një mollë e ndaluar për ta.
Pra këto ishin disa nga destinacionet,” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit