-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Deri në finale bashkë”, Kiara ia thotë në sy Luizit: Po të shfrytëzoj për lojë

Kryesoret

Qëndrimi i Kiarës në “Big Brother Vip” është cilësuar nga shumë si “meritë” e Luizit dhe marrëdhënies që ata të dy kanë krijuar. Shpesh çifti ka dëgjuar komentet të tilla si “Kiara e shfrytëzon Luizin për lojë” dhe në një bisedë të fundit kjo frazë është përdorur nga vetë Kiara.

Biseda:

Luizi: Deri kur jemi bashkë?

Kiara: Deri në finale.

Luizi: Po pastaj?

Kiara: Pastaj shohim.

Luizi: Për lojë po më shfytëzon?

Kiara: Po.

Moderatorja ka qeshur pasi e dha këtë përgjigje, si për të “sqaruar” që e tha me shaka, por Luizit nuk iu duk aspak për të qeshur.

Kujtojmë se në një bisedë të bërë disa ditë më parë, Luizi i tha Kiarës me bindje se ata të dy do të jenë finalistë në “Big Brother Vip”, madje shprehu “dëshirën” që fituese të jetë partnerja e tij.

Unë dhe ti jemi në finale dhe e fiton ti. Dua të ta jap ty “Big Brother-in” se të dua, e meriton. E di pse nuk e fitoj unë? Sepse nuk jam imazhi i duhur që i duhet shqiptarëve. Shqipëria ka nevojë për brishtësi, dashuri, ëmbëlsi, nuk jam unë për këtë punë”-tha Luizi.

Kiara u përgjigj duke buzëqeshur, teksa iu drejtua Luizit me fjalët: “Çfarë pate more?”, duke lënë të kuptohet se e mori më shumë si batutë atë që tha Luizi sesa diçka serioze.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit