-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Kjo është banakierja që u vra gabimisht pas sulmit me armë në lokalin e Fatjon Muratit!

Kryesoret

Gruaja që shihni në foto është banakierja e lokalit në Don Bosko, e cila mbeti e vrarë pas një atentati, ndërsa u plagosën 5 të tjerë.

Mimoza Maja u qëllua gabimisht, pasi sulmi duket se ka pasur si shënjestër Sahit Muratin, xhaxhai i Fation Muratit, i dyshuar si vrasës me pagesë.

Masakra te “Don Bosko” u realizua nga 2 persona me motoçikletë!

Po ashtu gjatë sulmit mbetën të plagosur shtetasit: Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Fati tragjik! Vogëlushes i vranë gjyshen para syve në Tiranë

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit