-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria ka kryer 10.5 mln euro transfertat me vendet offshore që nga 2017-a!

Kryesoret

Që nga viti 2017, kur raportohet e dhëna e parë, nga Shqipëria drejt vendeve offshore dhe anasjelltas janë kryer gjithsej transferta personale me vlerë prej 10.5 milionë euro. Shifrat bëhen të ditura në sistemin e të dhënave të Eurostat për transfertat personale dhe janë përpunuar nga Monitor.

Nga këto, 8.2 milionë euro janë transferta që janë dërguar drejt Shqipërisë dhe 2.3 milionë euro janë dërguar nga Shqipëria drejt vendeve offshore. Niveli më i lartë është shënuar në vitin 2020, me 3.8 milionë transferta hyrëse dhe 0.5 milionë euro transferta dalëse.

Në vitin 2021, transfertat hyrëse ishin 1.3 milionë euro, niveli më i lartë pas vitit 2020, Ndërsa dërgesat drejt qendrave financiare ishin 0.7 milionë uro, që është niveli më i lartë që nga viti 2017, kur raportohen të dhënat.

Sipas përkufizimit global:

“Një qendër financiare offshore (përtej detit), e njohur ndryshe si OFC, përkufizohet si një vend ose juridiksion që vë në dispozicion shërbimet financiare për jorezidentët me qëllim të anashkalimit të aspekteve të vendit ose juridiksionit të jorezidentit. Këto qendra financiare përgjithësisht përdoren si vendndodhje për kompanitë mbajtëse të aseteve për të kryer shmangien e taksave. Shumë shpesh, ato përdoren në mënyrë të paligjshme për evazion fiskal”.

Për të justifikuar rritjen e kostove dhe pagesat e ryshfetit përdoret trekëndëshi vend importues- offshore dhe destinsacioni final (Shqipëria). Eurostat në fakt raporton vetëm transfertat personale që bëhen drejt dhe nga vendet offshore, por rritja e shifrave vitet e fundit tregon se ky mekanizëm po përdoret gjithnjë e më shumë. Maqedonia Veriut, psh i ka zero transfertat personale në hyrje e dalje nga vendet offshore, ndërsa ato përdoren në Serbi dhe shumë pak në Mal të Zi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit