-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjendet i djegur automjeti që u përdor në atentatin e “Don Boskos”!

Kryesoret

Një mjet tip ‘Volkswagen Passat’ e djegur është gjetur në afërsi të Bubqit në Fushë-Krujë me dy kallashnikovë në brendësi të saj.

Dyshohet se mjeti u përket autorëve të atentatit mafioz që tronditi mbrëmjen  e djeshme kryeqytetin.

Mbrëmjen  e së dielës, kryeqyteti u trondit nga një masakër ku dy persona qëlluan me kallashnikov drejt lokalit të Fatjon Muratit.

Xhamat “shoshë” nga plumbat/ Çfarë ka mbetur një ditë pas atentatit me një të vrarë dhe 5 të plagosur te “Don Bosko”?

Si pasojë e u vra 60-vjeçarja Mimoza Paja që punonte si banakiere në lokalin në fjalë dhe u plagosën 6 të tjerë, mes tyre edhe mbesa e saj që dëshmoi të gjithë ngjarjen.

Objektiv pretendohet të ketë qenë vetë Murati pasi para pak kohësh ishte liruar nga qelia.

Kujtojmë se të plagosur mbetën; Shehat Murati, Astrit Memaj, Emanul Sala, Ermir Dejucku,Genc Shohalli dhe mbesa e viktimës vetëm 10 vjeç e cila u prek nga disa cifla xhami.

Autori eci më këmbë dhe qëlloi me breshëri drejt lokalit/ Si ndodhi masakra në Tiranë!

Lokali në të cilin u qëllua me armë mbrëmjen e djeshme në një atentat ishte në pronësi të Fatjon Muratiti. Sidoqoftë kjo bar-kafe së bashku me pasuritë e tjera të 32-vjeçarit janë nën sekuestro pas arrestimit të tij në tetor të vitit të kaluar.

Ai u kap me një bazë armatimesh, çka u dha sinjale policisë se Murati ishte i përfshirë në masakrën me 3 të vrarë në Fushë-Krujë ku mes viktimave humbi jetën edhe kushëriri i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj.

Masakra te “Don Bosko” u realizua nga 2 persona me motoçikletë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit