-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Misteri, ku ndodhet bosi që i shpëtoi atentatit në “Don Bosko”?

Kryesoret

Mbrëmja e djeshme tronditi Tiranën me breshërinë e plumbave në “Don Bosko” që lanë një të vdekur dhe gjashtë të plagosur, mes tyre një vajzë të vogël 10-vjeçe, e cila është mbesa e viktimës, Mimoza Paja. 60-vjeçarja ishte banakiere në lokal dhe u vra gabimisht. Por kush ishte shënjestër? Nisur nga precedentët dhe personat e tjerë të plagosur dyshohet se objektiv ishte Fation Murati.

Ai është një emër i njohur për drejtësinë që u arrestua disa muaj më parë bashkë me Endrit Doklen, pasi rezultoi se i dolën shenjat e gishtave te një bazë armësh që u zbulua vitin e kaluar në Tiranë. Gjithashtu u dyshua edhe për lidhje me masakrën me 3 të vrarë në Fushë-Krujë ku mes viktimave humbi jetën edhe kushëriri i Ervis Martinajt, Brilant Marintaj. Megjithatë Murati arriti që të dilte nga qelia disa javë më parë.

Por a ishte ai në lokal? Zyrtarisht nuk ka asgjë të konfirmuar nga policia pasi hetimet vazhdojnë. Informacionet e para pas ngjarjes ishin se Murati ishte në arrest shtëpie dhe ishte larguar drejt Kosovës tranzit për një tjetër vend për t’u arratisur nga frika e hakmarrjes. Por atëherë përse u sulmua  lokali i tij dhe u vra një grua e pafajshme.

A gabuan autorët, apo Murati ka qenë i pranishëm në lokal? A mund të jetë plagosur dhe është zhdukur për t’u mjekuar në ndonjë spital privat? Të gjitha janë pista të mundshme. Por hetimi i policisë duhet të nisë pikërisht nga fakti se ku ndodhej Murati në atë moment për të kthjelluar më pas pistën nëse sulmi mbrëmë ishte me shënjestër apo mesazh?

Objektivi i atentatit te “Don Bosko”, Fatjon Murati dyshohet se është arratisur drejt Turqisë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit