-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Motra e Olta Gixharit shpërthen ndaj Luizit: Të blejë një shtëpi njëherë të fusë kokën!

Kryesoret

Edhe pse shpesh është përfolur se mes motrave Gerta dhe Olta Gixhari ka një ftohje që i bën të mos të flasin me njëra-tjetrën, shpesh e motra e konkurrentes së BBV i ka dalë në krah.

Shpesh, Gerta ka komentuar prezencën e Oltës në BBV duke i dalë krah, po kësaj radhe ka folur për përgjigjen e Luizit ndaj saj. Së fundmi, ajo ka reaguar ashpër ndaj Luizit, por për veten e saj.

“Do i jap një përgjigje që ajo do të jetë e detyruar o të ndërrojë profesion ose shtet”.

Kështu tha Luizi për motrën e Olta Gixharit pasi pa që ajo kishte thënë se marrëdhënia mes tij dhe Kiarës nuk do të funksiononte jashtë.

Në lidhje me deklaratën e këngëtarit, Gerta foli sot në “E Diell”. Ajo tha se kërcënimet e Luizit nuk kanë asnjë vlerë dhe se nuk është trembur as nga burra më të fortë e më të pushtetshëm se ai.

 “Kërcënimet janë pjesë e lojës së tij. Ai është natyrë që vetëm kërcënon dhe intimidon banorët që janë aty. E kemi parë tashmë se kërcënimet e tij nuk kanë asnjë lloj vlere. Unë nuk jam trembur me burra më të fortë e më të pushtetshëm jo nga Luizi që Luizi e para punës të blejë një shtëpi një herë të fusi kokën e të zërë e gruan. Doja të sqaroja deklaratën time që kam dhënë sa i takon lidhjes Luiz-Kiara. Unë kam shprehur që kjo marrëdhënie mund të ketë vështirësi nga ana e Kiarës, jashtë. Ajo ka në plan të parë karrierën, por kjo nuk do të thotë që Luizi duhet të kundërvihet me kërcënime. Nuk ka pse të kalojmë në kërcënime”, u shpreh Gerta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit