I ftuar në “5pyetjet nga Babaramo”, ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi foli për zhvillimet e fundit në PD dhe për kandidatët e rithemelimit për zgjedhjet lokale të 14 majit.
“Nuk e marr me hall shqetësimin tuaj për kandidatet tonë kur do të vendosni kandidatët e Ramës.
Unë personalisht do doja që kundërshtarët e mi të jenë sa më të dobët që të fitoj unë gjithmonë.
Jo vetëm ju is grupim kërkoni që këto kandidatë që u zgjodhën keq, por Rama që është kundërshtar politik ka 5 muaj që i ka merak publik dhe nuk ka thënë as gjysmë fjale për negativitet këtyre kandidatëve.”, tha Murrizi.