-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Përgjaket Tirana nga bandat e qeverisë”/ Berisha e Meta akuza qeverisë pas atentatit në lokalin e Fatjon Muratit!

Kryesoret

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë reaguar për ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e kësaj të diele. Edhe këtë herë gjejnë rast të hedhin akuza ndaj qeverisë që lejon kriminelët të lëivizin të lirë në rrugët e Tiranës.

“Përgjaket Tirana nga banda të qeverisë. Nga breshëritë e vrasësve mbetet e vdekur një grua, Mimoza Paja, ndërsa 5 të tjerë të plagosur, mes tyre një vajzë 10 vjeçare! I shpreh ngushëllime familjes së viktimës dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve.

Gjithashtu dënoj me forcën më të madhe autorët e kësaj masakre dhe denoncoj lidhjet e tmerrshme të qeveritarëve me bandat dhe krimin, si faktori më kryesor që ka vendosur rendin dhe sigurinë në duart e bandave të lidhura ngushtë me qeverinë”, shkroi Berisha.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta:

“Pa kaluar dy javë nga vrasja makabër e tre grave të pafajshme krimi godet sërish, kësaj radhe duke rrezikuar në mënyrë ekstreme jetën e njerëzve të pafajshëm në lagjen e Don Boskos. Kriminelët lëvizin lirshëm në rrugët e Tiranës dhe rrezikojnë çdo ditë jetën e qytetarëve.

Kjo situatë e rendit dhe sigurisë publike, që përkeqësohet çdo ditë dhe çdo orë tregon qartë se qeverisja e rilindjes ka dështuar totalisht dhe e ka futur vendin në kaos. Qeveria nuk ka bërë asgjë për ndalimin e kriminalitetit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e veprave kriminale ndaj të cilave po ekspozohen të pambrojtur qytetarët shqiptarë.

Qytetet tona meritojne dhe kërkojne siguri, që qeveria e inkriminuar rilindase jua ka mohuar për shkak të kapjes së saj nga krimi. Ndaj të ngrihemi të gjithë në këmbë për të realizuar Ndryshimin, që mbron qytetarët dhe familjet e tyre nga krimi”, shkroi Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit