Dalin pamjet e mjetit tip ‘Volkswagen Passat’ të djegur në afërsi të Bubqit në Fushë-Krujë. Në brendësi të tij kishte dy kallashnikovë që dyshohet të jetë e autorëve.
Mbrëmjen e së dielës, kryeqyteti u trondit nga një masakër ku dy persona qëlluan me kallashnikov drejt lokalit të Fatjon Muratit.
Si pasojë e u vra 60-vjeçarja Mimoza Paja që punonte si banakiere në lokalin në fjalë dhe u plagosën 6 të tjerë, mes tyre edhe mbesa e saj që dëshmoi të gjithë ngjarjen.
Gjendet i djegur automjeti që u përdor në atentatin e “Don Boskos”!
Objektiv pretendohet të ketë qenë vetë Murati pasi para pak kohësh ishte liruar nga qelia.
Kujtojmë se të plagosur mbetën; Shehat Murati, Astrit Memaj, Emanul Sala, Ermir Dejucku,Genc Shohalli dhe mbesa e viktimës vetëm 10 vjeç e cila u prek nga disa cifla xhami.
Lokali në të cilin u qëllua me armë mbrëmjen e djeshme në një atentat ishte në pronësi të Fatjon Muratiti. Sidoqoftë kjo bar-kafe së bashku me pasuritë e tjera të 32-vjeçarit janë nën sekuestro pas arrestimit të tij në tetor të vitit të kaluar.
Autori eci më këmbë dhe qëlloi me breshëri drejt lokalit/ Si ndodhi masakra në Tiranë!
Ai u kap me një bazë armatimesh, çka u dha sinjale policisë se Murati ishte i përfshirë në masakrën me 3 të vrarë në Fushë-Krujë ku mes viktimave humbi jetën edhe kushëriri i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj.