Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në dalje të tunelit të Elbasanit.
Mësohet se një kamion është përplasur me një automjet, gjithashtu bëhet me dije se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.