-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e Verës/ Rama mbërrin në kryeqendrën e festimeve, zgjedh Elbasanin para Tiranës!

Kryesoret

Kryeministri Rama ka mbërritur në qytetin e Elbasanit, në “kryeqendrën” e festimeve të Ditës së Verës, që festohet çdo 14 mars në vendin tonë.

Ai është parë në hyrje të bulevardit kryesor të qytetit i shoqëruar nga i deleguari i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri, nga kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja dhe drejtues e përfaqësues të tjerë të kësaj force politike në qytet.

Rrugët dhe parqet janë të mbushura me aktivitete të organizuara nga Bashkia e Elbasanit. Me dhjetëra aktivitete po mbahen, ndërsa fëmijët janë me veshur me kostume.

Festivali i Ballokumes, risi e këtij viti, do të zhvillohet në qendër të qytetit ku të gjithë do të kenë mundësi të provojnë  ballokumet e shijshme të zonjave elbasanase. Ndërkohë ky është panairi i zejeve, i cili sjell traditën e çdo zone, nga Shpati deri në Labinot Mal.

Kjo festë sjell çdo vit në Elbasan qytetarë nga të gjitha zonat e vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit