-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë në Gjermani, 2 nxënëse kanë rrëfyer se kanë vrarë me thikë një 12-vjeçare

Kryesoret

Dy nxënëse kanë rrëfyer se vranë me thikë një vajzë 12-vjeçare në Gjermani, tha policia të martën një rast që ka tronditur vendin.

Viktima, e njohur vetëm si Luise u zhduk të shtunën pasdite pasi doli nga shtëpia e një miku pranë qytetit të Freudenberg në shtetin perëndimor të Nordrhein-Westphalia.

Trupi i Luise u gjet të nesërmen në një zonë të pyllëzuar jo shumë larg shtëpisë së saj.

“Fëmija vdiq si rezultat i plagëve të shumta me thikë dhe humbjes së gjakut,” tha prokurori i Koblenz Mario Mannweiler në një konferencë shtypi, duke shtuar se “nuk kishte indikacione për një krim seksual”.

Dy vajza, 12 dhe 13 vjeç, kanë pranuar vrasjen, shtoi Florian Locker, kreu i departamentit të vrasjeve të policisë së Koblenz. Dy vajzat “bënë deklarata për këtë çështje dhe përfundimisht pranuan krimin”, shtoi ai.

 

Vajzat dhe Luise njiheshin me njëra-tjetrën, shtoi Mannweiler, por nuk pranoi të jepte hollësi për shkak të moshës së të dyshuarve, të cilët janë shumë të rinj për t’u mbajtur penalisht përgjegjës për veprimet e tyre në Gjermani.

Në Gjermani mosha e përgjegjësisë penale fillon nga 14 vjeç. Hetuesit nuk kanë gjetur ende thikën apo thikat e përdorura në sulm, përfundoi Manweiler.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit