Shefi i Stërvitjes te Reparti Special RENEA, Altin Morina është arrestuar këtë të martë në Tiranë, pasi në automjetin me të cilin lëvizte iu gjet një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara.
Operacioni u zhvillua pas indicieve të dhëna nga inteligjenca informative se 43-vjeçari Altin Morina po qarkullonte me një shumë të madhe parash në automjetin e tij.
Gjatë kontrollit dhe kryrjes së automjetit rezultoi se në sediljen e pasagjerit, në vendin e parë të automjetit, ndodhej një qese plasmasi brenda të cilës kishte lekë, euro dhe paund.
Nga numërimi rezultoi se në qesen e palsmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Arrestimi u bë te Kodra e Diellit, e njohur si zonë ku banojnë njerëz të njohur të biznesit dhe politikës.
Kjo është hera e dytë që Morina, një efektiv me disa trajnime, mes tyre edhe nga amerikanët, që arrestohet, pasi edhe në 2015 kur ishte pjesë e FNSH-së përfundoi në pranga pas një sherri.
“Ka 100 mijë Euro në makinë”! Kush e futi në kurth shefin e RENEA-s?