-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati në Don Bosko, zbardhet dëshmia e xhaxhait të Fation Muratit

Kryesoret

Xhaxhai i Fatjon Muratit, Sahit Murati i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit të së dielës në Don Bosko ka dhënë dëshminë e tij para oficerëve të Policisë.

Gjatë dëshmisë së tij ai ka treguar se nuk kishte mundur të shikonte asgjë identifikuese nga silueta e dy personave që qëlluan drejt lokalit ku ndodhej.

Sahiti ka treguar detajet rreth momentit të ngjarjes ku u shpreh se ai ndodhej në lokal pasi po shikonte një ndeshje futbolli dhe kishte dëgjuar krisma të forta.

Në ato momente ai është shtrirë në dysheme dhe kjo ka bërë që ai të mos shikonte personat që qëlluan.

Ai shtoi se nuk ka konflikte me askënd po ashtu as familja e tij. Atentati mafioz ndodhi gjatë mbrëmjes të së dielës në lokalin e Fatjon Muratit ku si pasojë mbeti e vrarë banakierja, Mimoza Paja dhe u plagosën 5 persona të tjerë.

Mes të plagosurve ishte dhe një vajzë e mitur e cila ishte mbesa e viktimës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit