-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KAS lë në fuqi vendimin e Celibashit: Arlind Qorri jashtë zgjedhjeve të 14 Majit

Kryesoret

Arlind Qorri dhe partia e tij “Lëvizja Bashkë” nuk do të garojnë në zgjedhjet e 14 Majit. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve mori sot në shqyrtim ankesën e “Lëvizjes Bashkë” sa i takon rrëzimit të kërkesës së tyre nga Ilirjan Celibashi për regjistrimin si subjekt politike garues në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ilirjan Celibashi deklaroi se kërkesa e kësaj partie nuk pranohej për shkak se vendimi i gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës për regjistrimin e ‘Lëvizjes Bashkë’ në regjistrin e partive politike, nuk është përfundimtar, pra nuk është zbardhur dhe shpallur.

‘Lëvizja Bashkë’ argumentoi se pranimi i kërkesës për regjistrimin në regjistrin e partive politike është bërë në datën 2 mars të këtij viti dhe se asnjë prej 3500 nënshkruesve për formimin e kësaj force politike, nuk ka bërë asnjë reagim publik ndaj këtij vendimi.

KAS dëgjoi Qorrin dhe KQZ-në dhe në fund vendosi të lerë në fuqi vendimin e Celibashit. Tani shkalla e fundit është Kolegji Zgjedhor për ankim nga Qorri që shpalli kandidaturën për bashkinë e Tiranës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit