Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sonte për në Strasburg për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit me BE-në.
Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet e gjatë qëndrimit dyditor, kryeministri Kurti do të takohet me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian dhe me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.