-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Misteri i rrjedhës veriore: Çfarë dimë për shpërthimet në tubacionet nën Baltik?

Kryesoret

Në pjesën e parë të shtatorit të vitit 2022, një cisternë e regjistruar në Greqi, lundroi në drejtim të lindjes nga porti holandez në Roterdam, në Detin e Zi, përmes një kanali me shumë trafik ku qarkullonin dhjetëra anije çdo javë drejt porteve kryesore gjermane, ruse dhe shteteve të tjera baltike.

Të dhënat nga gjurmimi i trafikut detar treguan se cisterna u ndal në lindje të një ishulli danez, lundroi për gati një javë në të njëjtin lokacion dhe më pas vazhdoi udhëtimin në lindje.

Rreth dy javë më vonë, një sërë shpërthimesh nënujore ndodhën në pothuajse të njëjtin lokacion, duke shkatërruar pjesë të gazsjellësve Rrjedha Veriore 1 dhe 2, që janë tubacionet kryesore për dërgesat e gazit natyror rus në Gjermani dhe më tej në Evropë.

Zbulimet rreth kësaj cisterne dhe itinerarit të saj u bënë fillimisht nga një gazetë finlandeze dhe më pas javën e kaluar edhe në një raport investigativ nga transmetuesi publik i Danimarkës.

Përveç këtyre informacioneve, u zbulua se policia gjermane kreu kontrolle në një jaht në një port gjerman, që ishte marrë me qira nga njerëz që raportohet se ishin identifikuar me pasaporta ukrainase. Këto japin detaje të reja lidhur me misterin e asaj që shkaktoi shpërthimet nënujore dhe kush mund të jetë përgjegjës. Por, as këto detaje nuk arritën të jepnin një zgjidhje…lexo KETU lajmin e plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit