Aktori i njohur grek, Giorgos Zografos, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare. Lajmin e hidhur për vdekjen e tij e ka bërë publik “Shtëpia e Aktorit” përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
I lindur në Patra, në vitin 1942, Giorgos Zografos studioi në shkollën dramatike të Shoqatës Pire.
Gjatë rrugëtimit të tij artistik kishte bashkëpunuar me Teatrin Kombëtar, duke marrë pjesë në turnetë e tij në Evropë dhe SHBA, me Teatrin Shtetëror të Greqisë së Veriut, me Teatrin Thesalian, me D.I.P.E.
Paralelisht me Skenën Eksperimentale Teatri Rinor i Pireut, trupa e repertorit e Nikos Hatziskos etj,.
Ndër shfaqjet teatrale në të cilat ai kishte marrë pjesë ishin “Koritë” e Zozos Nikoloudit (1970-71), “Digenis” në Teatrin Kombëtar (1971-72) etj.