Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u shpreh se ndjen keqardhje për akuzat dhe sulmet e Enkelejd Alibeajt dhe Gazment Bardhit, pasi nuk regjistroi PD-në në zgjedhje.
Ai tha se nuk është i shantazhueshëm. Pranoi se ka pëlqimet e tij politike, por theksoi se kjo nuk ndikon te vendimi.
Zyrtare/ KQZ përjashton Partinë Demokratike nga zgjedhjet e 14 Majit
“Për këdo që e ka njohur karrierën time e di shumë mirë që unë jo vetëm nuk jam i shantazhueshëm, por kam gjithë dedikimin për të respektuar ligjin. Që nga dita 1, kur kam qenë 22 vjeç, zbatimi i ligjit ka qenë kryesore.
PD jashtë zgjedhjeve, Alibeaj: Celibashi e ka të pamundur të ndajë tifozerinë personale
Më vjen keq për zotin Bardhi. Të themi që ka arsye, është e papranueshme gjuha e përdorur. Nuk i bën nderë figurës së tij. Nuk e gjen asgjë që të thotë se vendimi nuk është në përputhje me kodin dhe kaq do të ishte e mjaftueshme.
Unë kam pëlqimet e mia politike, do të ishte mashtrim nëse do të thoja nuk kam simpati. Votoj edhe unë sipas rastit, por absolutisht në atë se cfarë duhet të vendos, përcakton vetëm ligji, vendimmarrjen time.
Partia më e madhe në opozitë nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhje me cdo kusht. Për këtë arsye iu dhashë 48 orë kohë. Isha i gatshëm t’u jepja edhe më shumë kohë për të bërë këtë. Nuk e donin, tani nuk e kuptoj kush është kokëforti në këtë mes” tha ai.
Celibashi s’e regjistroi PD-në në zgjedhje, Bardhi dhe Sefa: Do ta çojmë në KAS