Një minator është plagosur në Bulqizë. 50-vjeçari me inicialet Sh.K. është aksidentuar gjatë punës në një minierë kromi. Ai u transportua drejt spitalit.
“Rreth orës 11.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi Sh.K., 50 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar jashtë rrezikut për jetën duke u lënduar në këmbë.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje” njofton policia.