Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë qytetarët për Ditën e Verës.
“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë që më në fund po çel gjethi, ju uroj një 14 Mars me këmbë të mbarë për stinën e re”, shkruan Rama.
Një sërë aktivitetesh janë organizuar edhe në Tiranë për të festuar Ditën e Verës. Rreth 100 aktivitete pritet të mbahen gjatë gjithë ditës së sotme.
Nërsa festa do të kulmojë me një koncert në sheshin ‘Skëndërbej’ ku në orën 13:00 do të performojë këngëtarja shqiptare Enisa.
Ndërsa mbrëmja do të mbyllet me një “Street party”në zonën e ish-Bllokut dhe shfaqja më e madhe e dronëve në rajon në zonën e Liqenit Artificial.