Robert Aliaj ka folur për marrëdhënien e Kristit me Keisin, si dhe për hyrjen e Sabianit në BBV. Ai përgëzoi Kristin dhe Keisin për mënyrën se si janë sjellë dhe tha se ata nuk e kanë mendjen te loja.
“Më erdhi keq për Kejsin në momentin që doli Kristi. Edhe pse s’ kam asnjë bindje për marrëdhënien e tyre sepse i takon vetëm Kristit, Keisi është një vajzë delikate, s’mund ta mohoj. Ajo sjellje natën që doli Kristi ishte gjëja më e pastër në këtë Big Brother.
Aty ka edhe një çift tjetër (Kiara-Luiz), por ndryshe nga Kristi dhe Kejsi ata e kanë mendjen për lojë” tha ai për “Ftesë në 5”.
Ai theksoi se as ka pasur e as do të ketë në plan të futet brenda shtëpisë së BBV, megjithatë nuk e refuzoi idenë e një kafeje me Sabianin.
“Aty po fusin spica, po përpiqen ta manipulojnë dhe më vjen për të vjellë”, u shpreh ai.