-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shqipëria, ‘koka e gjarprit’ të mafies”/ Media britanike: Rrjeti i fuqishëm mafioz që është përhapur në perëndim në dy dekada!

Kryesoret

Mediat britanike vazhdojnë t’i kushtojnë vëmendje mafies shqiptare. Në një artikull me titull “Si mafia shqiptare mori kontrollin e rrjetit të trafikimit të Europës” “The Spectator” shkruan se ndër të tjera se “koka e gjarprit të trafikut të Europës është Shqipëria, rrjeti i fuqishëm mafioz i së cilës është përhapur në perëndim prej dy dekadash”.

Më tej në shkrim thuhet se “vitin e kaluar qeveria gjermane raportoi se kishte 40 banda shqiptare në vend, të cilat po pasuroheshin dhe po bëheshin më të dhunshme, ndërsa zgjeronin drogën dhe trafikun e njerëzve. Kjo prani përsëritet në Belgjikë, Spanjë, Greqi, Francë, Luksemburg dhe tani në Britani”.

Sipas policisë belge pikat e forta të mafies shqiptare janë disiplina, besueshmëria dhe profesionalizimi i gangsterëve dhe dhe aftësia e tyre për t’u lidhur shpejt me organizatat e tjera kriminale’.

Një lidhje e tillë është me kartelet e drogës latino-amerikane, të cilët furnizojnë shqiptarët me kokainën që futet kontrabandë në Evropë.

Media britanike i referohet një deklarata të ish-Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA, William Barr, i cili foli për mënyrën sesi kartelet meksikane ‘përdorin taktikat e ryshfetit dhe terrorit për të dominuar’.

“Mafia shqiptare ka krijuar rrjete trafikimi në të gjithë Afrikën e Veriut – nga Maroku në Libi – si dhe në Ballkan, duke kontrolluar rrugët e migrimit dhe kampet e tranzitit. Vitet e fundit, ata janë shtyrë në veri të Francës, prandaj numri i anijeve të vogla në të gjithë Kanalin u rrit që nga viti 2018. Megjithëse shqiptarët organizojnë rrjetet, zakonisht janë bandat kurde, siriane dhe marokene që janë të pranishme në plazhe”, thuhet në shkrimin e gazetës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit