Pavarësisht nëse është festë kombëtare, festival fetar, ose thjesht një minimum i mandatuar për ditët e pushimeve me pagesë, çdo vend ka rregulla të ndryshme, që vendosin pragun bazë të pushimit me pagesë për punonjësit.
Resume.io analizoi ligjet për pushimet me pagesë dhe festat publike me pagesë, në çdo vend të botës dhe krijoi një paraqitje grafike, për të parë sasinë minimale të ditëve të pushimeve që punonjësit kanë të drejtë, të paktën në letër.
Shqipëria renditet ndër vendet mesatare sa së bashku me Danimarkën, Qipron, Egjiptin, Mauritius, Afrikën e Jugut dhe disa vende në Afrikë, me gjithsej 34 ditë pushimi. Këtu përfshihen festat zyrtare dhe ditët e pushimit të paguara që marrin punonjësit nga kompania.
Shqipëria ka 14 ditë festa publike zyrtare dhe 20 ditë pushime për punonjësit, të paguara me ligj. Ndërsa Kosova vjen pas saj, me 31 ditë pushimi të paguara gjithsej në vit.
Shqipëria, ndër vendet me më shumë festa zyrtare në Europë
Sipas hartës për festat publike, Shqipëria është ndër vendet që ka më shumë ditë zyrtare pushimi në Europë, me 14 ditë gjithsej. Rekordin e mbajnë Islanda (16) dhe Lituania e letonia me nga 15.
Në rajon, Kosova dhe Serbia kanë nga 11 ditë festa zyrtare, Maqedonia e Veriut 12, Bosnjë Hercegovina 10 dhe Mali i Zi 8. Në Europë më pak festat zyrtare ka Greqia me vetëm 6 ditë në vit. Vendet me numrin më të ulët të pushimeve të paguara.
Cilat vende kanë ditët më të paguara të pushimit?
Shqipëria dhe Kosova renditen në vendet të cilat i rregullojnë dhe përcaktojnë ditët e pushimeve për punonjësit me ligj, me rreth 20 ditë pushimi të paguar vjetor, në të njëjtin nivel me vendet e Ballkanit, Belgjika, Bullgaria, Gjermania, Hungaria, Italia, Holanda, Zelanda e Re etj. / Visual Capitalist