Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i një rëndësie të madhe, vendimtare për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit dhe se shpreson që të dyja palët “të kapin momentin” në dialog dhe të jenë konstruktiv në bisedimet e ardhshme.
Ndërsa emisari special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak deklaron se “nëse s’ka Asociacion, nuk ka marrëveshje”. Qëllimi, thotë Lajcak, nuk është që dikush të fitojë ose të humbë. “Qëllimi është që të shikohet për një situatë ‘win-win’ dhe të hapet dera evropiane”.
Kurti: Plani i zbatimit duhet të negociohet dhe mbase edhe përtej Ohrit
Lajcak u shpreh se takimi në Ohër ka për qëllim që të arrihet pajtim për përmbushjen e marrëveshjes, e cila ka përkrahjen e BE-së që ai thotë se nuk e mban mend të ketë pasur në të kaluarën një mbështetje të tillë.