Ka dështuar sërish seanca për inceneratorin e Fierit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo ishte hera e tretë që gjyqi paraprak dështon.
Seanca e radhës është vendosur më 24 mars. Shkak për shtyrjen është mungesa e prokurorit të çështjes Dritan Prençi.
SPAK ka çuar në gjykatë më 19 dhjetor të vitit të kaluar për inceneratorin e Fierit ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin Alqi Bllako, zv.presidentin e FSHF-së dhe disa biznesmenë.