-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Diplomati britanik: Serbia do të kërkojë autonomi për serbët e Kosovës

Kryesoret

Të shtunën më 18 mars, Kosova dhe Serbia do të ulen sërish në tryezën e bisedimeve për të diskutuar mbi marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt, edhe njëherë ka shprehur gatishmëri që ta nënshkruaj këtë marrëveshje, por një qasje me të rezervuar e ka presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Diplomati britanik, Timothy Less vlerëson se kjo marrëveshje do t’i hapte rrugë Kosovës për njohje të plotë nga Bashkësia Ndërkombëtare.

“Ajo që mund të them si fakt është se marrëveshja e BE-së do ta afronte Kosovën me qëllimin e saj për njohje të plotë nga bashkësia ndërkombëtare. Serbia do të duhej ta trajtonte Kosovën si shtet të pavarur duke krijuar një mision diplomatik në Kosovë, duke vendosur marrëdhënie tregtare dhe ekonomike dhe duke njohur dokumentet kosovare. Por në anën tjetër ka edhe disa paqartësi, sepse Serbia nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës,” deklaroi Less.

Megjithatë, Less ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian, për mungesën e një plani se si do të zbatohen këto marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“BE-ja do të insistojë që propozimi të miratohet dhe do të shtyjë për zbatim, ndërsa Serbia dhe Kosova do të bashkëpunojnë sipërfaqësisht duke vazhduar të vënë në pikëpyetje elementet themelore të marrëveshjes. Kjo është në natyrën e një marrëveshjeje e cila është hartuar nga një palë e jashtme e cila dëshiron një zgjidhje të mosmarrëveshjes për qëllimet e veta, në vend të një marrëveshje të rënë dakord nga palët lokale të cilat kanë vendosur vetë të bëjnë kompromise,”  shtoi ai.

E si problemin kryesor, diplomati britanik e sheh pikën shtatë të marrëveshje ku flitet për një formë autonomie për komunitetin serb në Kosovë.

Sipas tij, kjo mund të ndikojë në dështimin e negociatave mes të dyja shteteve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit