-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Është miell, jo kokainë”! Altin Morina, shefi i stërvitjes tek RENEA pjesë e bandave!

Kryesoret

I përfshirë në aktivitete kriminale, të ngjashme me personazhet më të egër e botës së krimit, ky ështe efektivi i RENEA-s  Altin Morina i cili u arrestua një ditë më parë nga kolegët e tij.

Altin Morina pak para se ti vendoseshin prangat ka qënë në mjetin e tij me një punonjës të lartë të një agjencie ligjzbatuese në vend me të cilin janë ndarë te Kodra e Diellit.

Paratë e gjetura në mjetin e tij, 113 mijë euro dhe shuma të tjera, i përkisnin vetë Morinës, por që tregojnë majën e ajsbergut të aktiviteteve të tij kriminale. Altin Morina dyshohet se kishte njohje dhe lidhje me grupin e Ervis Martinajt.

Madje para pak ditësh ai është takuar me një njëri të afërm të Martinajt. Efektivi i RENEA-s e mbronte këte te fundit për ndonjë atentat të mundshëm. Morina dyshohet të jetë i përfshirë në trafikun e heroinës dhe kokainës kryesisht në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.

Roli i tij ishte të mbronte pikëtisht trafikantët e drogave të forta. Madje ditën e djeshme ai ka qënë në Elbasan ku dyshohet se ka dorëzuar një shumë parash. Dyshohet gjithashtu se Morina kishte lidhje edhe me Kreshnik Halilajn.

Ky i fundit u arrestua para disa kohësh për arsenal armësh dhe kokainë. Ishte efektivi i RENEA-s ai që e ndihmoi Halilajn që të shpëtonte nga burgu.

Morina fshehu provat, konkretisht 250 gram kokainë që u gjetën në banesën e Halilajt e raportoi si miell. Hetuesit kanë tentuar tre herë ta marrin në pyetje, por Morina nuk ka folur asnje fjalë.

Altin Morina e nisi karierën në polici në vitin 2006 në Komisariatin nr 3 në sektorin e krimeve. Në 2010 ka kaluar te Kontrolli i Brendshëm dhe më pas tek RENEA. Në vitin 2015, ka qenë edhe tek FNSH.

Po në 2015-ën punonte si bodigard në një lokal nate. Në atë kohë është përjashtuar nga policia, pasi u përfshi në një konflikt. Me vendim gjykate, ai u rikthye në polici. Ka punuar edhe në drejtorinë e Antiterrorit në 2019, ndërsa në 2021 ka qenë shef komisariati në Mallakastër. Së fundmi, në 2022 kaloi si shef stërvitje në RENEA./ Vizion Plus

Kush është zyrtari i lartë që ishte në makinë me shefin e RENEA-s në momentin e arrestimit?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit