-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajçak: Pranimi i planit europian zvogëlon hapësirën e Rusisë për ndërhyrje në Ballkan

Kryesoret

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë sot se pranimi i propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të zvogëlojë hapësirën për ndërhyrjen e Rusisë në ngjarjet në rajon dhe do krijimin e kaosit.

Lajçak vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë problem kyç për të gjithë rajonin, i cili bllokon normalizimin e Ballkanit Perëndimor dhe lirinë e lëvizjes.

“Pranimi i marrëveshjes do të ishte një mesazh pozitiv për të gjithë rajonin,” tha Lajçak.

Duke thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq janë pajtuar se nuk ka nevojë për bisedime të reja për tekstin e marrëveshjes, Lajçak tha se duhet të përcaktohet rendi i hapave të ardhshëm, afatet dhe kush duhet të bëjë atë që duhet të bëjë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, për të diskutuar zbatimin e planit 11-pikësh të BE-së.

Dy udhëheqësit u dakorduan muajin e kaluar se përmbajtja e tij nuk ka nevojë të diskutohet më tej.

Plani i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë pavarësinë e Kosovës, por dy vendet do t’i njihnin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit