E moshuara ka tentuar që të kalojë rrugën dhe në atë moment është përplasur nga një makinë.
Mësohet se automjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe për këtë shkak nuk ka mundur ta evitojë përplasjen e të moshuarës.
Policia po heton shkaqet që sollën aksidentin, ndërkohë e moshuara është dërguar në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore.