Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell ka mbërritur në Tiranë ku dhe do të realizojë takime intensive me krerët e vendit lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Gjatë këtyre vizitave, Borrell do të jetë i shoqëruar edhe nga komisionari i Zgjerimit, Oliver Varhelyi.
“Gëzohem që e nis ditën time në Tiranë ku do të mbajmë Këshillin e Stabilizim-Asociimit me Kryeministrin @ediramaal- historikisht për herë të parë në Shqipëri. Kjo pasqyron angazhimin e qartë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe vlerësimin për orientimin e saj strategjik edhe në politikën e jashtme” shkruan Borrel në rrjetet sociale.