-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumani: SPAK-u në situatë alarmante! Rrimë 6 veta në një zyrë

Kryesoret

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani raportoi sot përpara qeverisë së organit të akuzës, KLP-së, ku ngriti alarmin për mungesën e zyrave, ambienteve ku ushtrojnë punën prokurorët dhe oficerët e BKH-së. Ai tha se janë deri në gjashtë persona në një zyrë.

Kemi një numër të madh çështjesh të mbartura nga vitet e kaluara. Kjo është një problematikë që e kam adresuar. Një tjetër problematikë është mungesa e zyrave ku në ushtrojmë funksionon.

Kreu i SPAK-ut: Rastet e pastrimit të parave janë gjithnjë në rritje

Kemi një situatë alarmante. Nuk kemi zyra për prokurorë dhe hetues të BKH-së dhe hetues financiarë. Me gjasë janë edhe tetë të tjerë për t’u rekrutuar. Por nuk kemi zyra. Kemi një laborator dixhital shumë të mirë, por nuk kemi ambient.

Kushtet nuk janë të mira, rrezikojnë të dëmtojnë edhe ndonjë nga provat dixhitale. Jemi shumë persona në një mjedis shumë të kufizuar.

Kemi deri në gjashtë hetues në një zyrë. Dhe kur duhet të pyes ndonjë person, duhet që pesë hetuesit e tjerë të dalin jashtë, për shkak të ruajtjes së sekretit të hetimit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit