Efi ka festuar mbrëmë 28-vjetorin me një super festë mes miqsh dhe njerëzish të dashur për të. Ish-banorja e Big Brother VIP shkëlqente e veshur me një fustan të zi me pjesën e poshtme ngjyrë ari.
Por pjesa më kulminante e mbrëmjes ishte kur Efit i kishin dedikuar një këngë. Më saktë një ripunim i këngës së Flori Mumajesit, këngë të cilën Efi e pëlqen shumë. Flori bashkë me miqtë e Efit kanë bashkëpunuar për t’i sjellë asaj një version unik të këngës.
“Kjo ishte dhurata me e bukur për mua. Faleminderit shume Flori Mumajesi. Skam fjalë, lotët folën”, shkruan Efi.
View this post on Instagram