Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pasi, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të regjistrojë Partinë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit dhe të njohë atë si kryetar partie.
Në një postim në Facebook Alibeaj, shkruan se vendimi i sotëm i KAS është konfirmim i detyrimit ligjor. Gjithashtu i bën thirrje të gjithë kandidatëve demokratë të bashkohen për një kandidat të vetëm.
Qokat politike nuk e kanë të gjatë kur bëhen në kurriz të ligjit. Ilirjan Celibashi është “nongrata” për PD dhe nuk gëzon asnjë besim për administrim të paanshëm, profesional dhe ligjor të zgjedhjeve të 14 Maj. Zvarritja 10 ditore në shkelje të ligjit ka cënuar rëndë zgjedhjet!
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) March 16, 2023