Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi kërkoi në seancën e sotme të Kuvendit që të ndryshohet rendi i ditës dhe të diskutohet për rastin e Shkodrës, ku nëna është burgosur sapo doli nga materniteti duke lënë vetëm foshnjën.
“Duhet të ndryshohet rendi i ditës. Është burgosur një nënë lehonë, padrejtësisht. Ligji e parashikon që një nënë si ajo nuk duhej që të dënohet me burg, por të pezullohet dhe shtyhet dënimi. Shpresoj që të jemi të gjithë dakord që të bëjnë një seancë me debat për këtë ngjarje” tha deputetja.
Kërkesës iu bashkua edhe deputetja tjetër e PD-së, Albana Vokshi. Por drejtuesja e seancës së Kuvendit, Felaj ua preu shkurt duke thënë se do të merret informacion për rastin, kur gjithçka është publike.
“Për cështjen, Kuvendi do të marrë informacion dhe do të vendosë” tha Felaj. “Gjykatësi që ka marrë kërkesën duhet ta lirojë sot dhe jo nesër. Mos bëni politikë” tha Elisa Spiropali.
Gruaja në burg, burri: I çova foshnjën në takim, kur ia mora nga duart më këputi shpirtin