Ish-ministri Saimir Tahiri njoftoi sot ndarjen nga jeta të babait, Bashkim Tahiri. Ish-ministri që ndodhet në burg, pritet që nesër të dalë nga qelia për disa orë për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.
Ceremonia e varrimit zhvillohet nesër në orën 11:00. Në faqen që menaxhojnë familjarët e ish-ministrit u publikua edhe një letër e Tahirit për të atin.
“O Ba, si nuk më prite? Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin. Të ndritë shpirti atje lart! Mua më bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë. Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më.
Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne. Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më: Të dua shume Ba! Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.
Përgjithmonë”, shkruhet në letrën e Saimir Tahirit për të atin e tij. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndodhet në burg ku vuan dënimin me 3.4 vite heqje lirie.
“O Ba, si nuk më prite?” Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit, letra prekëse e ish-ministrit!