Gjykata e Fierit ka dënuar burg përjetë për Elton (Bengaj) Metën i cili vrau e ish-bashkëshorten e tij, 23-vjeçaren Sabrina Bengaj, më 10 tetor 2021.
Kujtojmë se mbrëmjen e 10 tetorit 2021, Elton Bengaj hyri në banesën e prindërve të ish-bashkëshortes në fshatin Zhupan të Fierit me një armë zjarri kallashnikov në dorë.
Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, ai e qëlloi disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten, për të cilën ishte nxjerrë një urdhër mbrojtje nga Gjykata dhe është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar.