Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për vrasi me pagesë Julian Sinanaj dhe 5 të dënuarit e tjerë nga ish-gjykata e Apelit për Krime të Rënda ndërsa për 1 nga të dënuarit çështja u pushua pasi ai ka ndërruar jetë në burg.
Kështu në dhomë këshillimi, Gjykata e Lartë konfirmoi dënimin me 30 vjet burg për Julian Sinanajn, pasi për shkak të statusit si dëshmitar i drejtësisë, ai i shpëtoi burgimit të përjetshëm.
Dënimi i dhënë më 3 mars 2017 nga ish-Apeli për Krime të Rënda ka mbetur në fuqi edhe për 5 të pandehurit e tjerë, Genis Mëhillaj 10 vite burg, Albin Mexhaj 8 vite burg, Ilir Karçini 5 vite burg, Ndriçim Gjokona 8 vite burg, Marjon Mitro 8 vite burg.
Ndërsa për Andon Mëhillaj i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm, gjykata e lartë ka pushuar çështjen pasi ai ndërroi jetë në qeli në vitin 2020.
Dënimet e dhëna nga Gjykata
Julian Sinanaj – 30 vite burg
Andon Mëhillaj – burg përjetë
Genis Mëhillaj – 10 vite burg
Ndriçim Gjokona – 8 burg
Marion Mitro – 19 vjet burg
Ilir Karçini – 5 vjet burg
Albin Mexhaj – 8 vjet burg