Sot në orën 11:00 do të zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ku do të vendoset nëse çështja e tij kalon për gjykim.
Gjykata ka refuzuar kërkesën e Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë dhe ka lënë në fuqi “arrestin në burg”.
Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, përballen me akuza të rënda për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre, ndërsa në hetim janë gjithashtu 28 persona të tjerë, përfshirë ish-deputeten Klotilda Bushka dhe gardianin Fatjon Baci.
Çështja lidhet me përfitime të paligjshme nga leje ndërtimi dhe fonde publike.









