Shpallja e Vjoses “Park Kombetar”, ka vetem nje perfitim. Nuk do te behet ndonje HEC per te bllokuar rrjedhen natyrale te ujit.
Kaq!
Sa per te tjerat, nese do te zbatohen kriteret “Park Kombetar” duhet te marrin leckat njerezit prej aty.
Sepse ne park kombetar nuk lejohet te priten peme, nuk lejohet te ndertohet ku dhe si te duash(edhe me leje urbanistike), nuk lejohet te ndertosh fabrika, punishte e gjera te tjera te ketij lloji, nuk lejohet te kete gurore per te prodhuar inerte, nuk lejohet te shfrytezohet zhavorri i lumit per te ndertuar shtepi e shtruar rruge..
Nuk lejohet te kullosin bagetite, nuk lejohet te shpohen puse per uje, nuk lejohet te merret uje per vaditje, nuk lejohet te mbjellesh e te korresh si te te doje qejfi(nevoja), etj etj.
Por ne ate lugine jetojne dhjetra mijera njerez, ka qindra fshatra e disa qytete, qe ndertojne shtepi, ngrohen e ushqehen me pyjet e me token e parkut kombetar….Te jetosh ne nje park kombetar, eshte si nje lloj burgu, sa u takon lirive ne raport me marredheniet me natyren.
E megjithate, edhe kaq mjafton. Sa per te tjerat, park kombetar eshte edhe Valbona por ia bene HEC-et njeri pas tjetrit varg.