Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka vendosur në hetim disiplinor shefin e komisariatit nr. 1 në kryeqytet, Petrit Hala, të Krimeve Rustem Dervishi dhe një efektive me emrin “Ina” për shkak të komenteve seksiste në grupin e “Whatsapp”-it për një vajzë që kishte humbur dhe familja kishte dërguar foton për të kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.
“Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka nisur menjëherë procedurat për nisjen e hetimit disiplinor ndaj punonjësve të Policisë Tiranë, pas publikimit në rrjete sociale të disa komunikimeve jo etike, në grupet e komunikimit” thuhet në njoftim.
BISEDA E PLOTË:
Rustem Dervishi: Kjo vajzë është larguar nga banesa dhe nëse konstatohet të shoqërohet në Komisariatin më të afërt.
Ina: Çfarë vit prodhimi është shef?
Rustem Dervishi: Modeli i fundit duket
Petrit Hala: Shikoje Ina nga parakolpi
Ina: Si urdhëron shef! Fshati që s’ka nevojë për kallauz!
Petrit Hala: Fshati që duket që nuk ka nevojë për drita
Rustem Dervishi: (bisedë e fshirë) 24 -02—2005 shkurt
Petrit Hasa: Do pyetur ata punëtorët e atij lokalit që kishin sot për kallëzim, mbase e kanë parë
Ina: Ahh jo shef subjekti në fjal nuk lëviz nëpër ato zona! Ka direzione të sakt me objektiva t’qarta për jetën.